Projekti DELMVET

Ne kuader te Programit IPA ADRIATIC CROSS BORDER 2007 - 2013, Keshilli i Qarkut Durres ne bashkepunim me autoritetet qendrore dhe lokale te vendeve te rajonit pikerisht Itali, Bosnje-Hercegovina dhe Serbi ka fituar te drejten e implementimit te projektit DELMVET - Zhvillimi i nje modeli menaxhimi  eficent lokal te arsimit dhe formimit profesional, duke u fokusuar ne arsimin profesional post/sekondar.

Projekti DELMVET (website: www.delmvet.eu) ka filluar ne Prill 2011 dhe perfundon ne Shkurt 2014.

Objektivi pergjithshem kesaj inisiative eshte fuqizimi i zhvillimit te aftesive te qendrueshme ekonomike dhe sociale te Qarkut permes nje strategjie te perbashket veprimi ndermjet partnereve, nepermjet reformimit te sistemit AFP (bazuar ne nevojat e tregut te punes dhe ne praktikat me te mira te rrjetit  ne rajonin Adriatik duke prezantuar nje model pilot te sistemit te arsimit profesional post sekondar per rajonin e Durresit, i cili te mund te shperndahet me vone ne te gjithe Shqiperine si nje inisiative inovatore.

Aktualisht po punohet ne Paketat e Punes 4 – Harmonizimi i AFP me nevojat e tregut lokal te punes dhe Paketa e Punes 5 – Implementimi i nje Modeli Pilot te AFP pas sekondar.

Ne kuader te aktiviteteve te Paketes se Punes 5, eshte duke u punuar ne riabilitimin e dy klasave ku do te pilotohen dy profilet e percaktuara ne nivel pas sekondar. ne kete kuader KQD lancon Thirrjen per Shprehje Interesi per furnizim te pajisjeve dhe materialeve per KQD

Shqip
Data: 
E mërkurë, November 20, 2013